Vdekja e Olldashit, ngushëllojnë Kusari-Lila dhe Lekaj
Gjakovë/Tiranë- Vdekja tragjike dhe e papritur e një prej figurave kryesore në Partinë Demokratike, Sokol Olldashit në Krrabë të Tiranës ka shokuar edhe opinonin gjakovarë.
Dy kandidatët për kryetar të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e AKR-së dhe Pal Lekaj i AAK-së përmes profileve të tyre në rrjetin social “Facebook” kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Olldashi! Humbje e madhe për Shqipërinë dhe mbarë kombin
Sinqerisht, Mimoza”, thuhet në ngushëllimin e Kusari-Lilës.
“Shprehim ngushëllimet më sinqerta për familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë popullin shqiptarë, për humbjen e deputetit Sokol Olldashi”, shkruan Lekaj në “Facebook”.
Ndërkohë, pos dy aktorëve kryesor politik në Gjakovë, ngushëllime kanë shprehur edhe qytetarë të shumtë po përmes rrjeteve sociale.
Sokol Olldashi po udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Tiranës dhe makina e deputetit ka dalë nga rruga kryesore, pak pasi ai kishte kaluar tunelin e Qafë-Krrabës. Nga të dhënat paraprake, mendohet se shkak për këtë aksident tragjik mund të ketë qenë shpejtësia, me të cilën makina ka hyrë në kthesë, dhe terreni i lagësht, për shkak të motit me reshje të dendura.
Homazhet për deputetin Olldashi do të zhvillohen në orën 11:00 në sallën e Kuvendit të Shqipërisë në Tiranë, ndërsa ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 14:00 po në kryeqytetin e Shqipërisë./radiogjakova/