.
Published On: Mon, Jun 5th, 2017

Vesa, e para në “New Music” të Bulllgarisë

Share This
Tags

Vesa Smolica ka rrëmbyer një tjetër çmim jashtë kufinjve të Kosovës. Ajo zuri vendin e parë në festivalin prestigjioz ndërkombëtar “New Music” në Bullgari.

Këngëtarja e talentuar nga Gjakova fillimisht u prezantua me këngën “Na lini të jetojmë” të kantautorit Elton Deda, ndërsa më pas edhe me “Brand new me” të Alicia Keys.

Juria, në përbërjë të së cilës ishin këngëtarë, kompozitorë, orkestrues dhe producentë nga më të njohurit në Bullgari, vlerësuan Vesën me pikët maksimale duke bërë që ajo të riumfonte në mesin e 130 artistëve të tjerë nga e gjithë Europa.

“Unë isha e vetmja që përfaqësoja Kosovën, prandaj ndjeva përgjegjësi dhe japa maksimumin gjatë performancës sime. Këtë çmim dua t’ia dedikoj Kosovës”, u shpreh Vesa Smolica./radiogjakova/