Veseli ka qëndruar në Gjakovë
Në kuadër të shënimit të 17 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, të mërkurën, në Gjakovë ka qëndruar kryetari i këtij subjekti politikë Kadri Veseli me bashkëpunëtorë, përkatësisht prof. dr. Hajredin Kuçi Zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe Adem Grabovci, Safete Hadegjonaj e të tjerë. Në fjalën e tij drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së në Gjakovë, i pari i këtij subjekti politik në Kosovë, Kadri Veseli, ka bërë një rekapitulim të punës dhe angazhimit 17 vjeqar të kësaj partie politike me theks të posaqëm për të arriturat gjatë vitit 2016. Pos kësaj, Veseli ka folur edhe për synimet dhe detyrat për vitin e e ardhëshëm.