.
Published On: Mon, Aug 14th, 2017

Vetëvendosje, zgjedhjet e brendshme mbahen të shtunën

Share This
Tags

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë është në fazën e fundit të përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme. Ato do të mbahen këtë të shtunë më 19 gusht në ambientet e kësaj qendre që gjenden përballë Rektoratit të Universitetit të Gjakovës.

Mbi 1 mijë anëtarë do të votojnë për kandidatët për kryetar komune. Deri më tani, vetëm kreu i kësaj qendre Driton Çaushi ka shpallur kandidaturën.Afati i fundit për të dorëzuar kandidaturën për kryetar komune dhe këshilltar të Asamblesë është dita e enjte.

Nëse kandidati për kryetar do të duhet të jetë të paktën 3 vite anëtar i VV-së, për asambleistë pranohen edhe kandidimet nga jashtë.

Sa i përket përzgjedhjes së kandidatëve për Asamble komunale, për 35 personat e listës përfundimtare do të vendosë Këshilli i degës./radiogjakova/