.
Published On: Mon, Apr 23rd, 2018

Vetëvritet 41-vjeçari në Gjakovë

Share This
Tags

Një 41-vjeçar në Gjakovë paraditen e së hënës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” apo transite.

Policia mori informatën në orën 10:40 dhe menjëherë doli në vendngjarje së bashku me mjekë të Mjekësisë Ligjore të cilët konfirmuan vdekjen e personit të gjinisë mashkull me iniciale F.S..

Ende nuk dihet se çfarë e shtyu 41-vjeçarin të marrë këtë vendim.

Me këtë rast, po merret Njësiti i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë./radiogjakova/