.
Published On: Fri, Mar 9th, 2018

Vetëvritet 45-vjeçari në Gjakovë

Share This
Tags

Një 45-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë paraditen e së premtes në rrugën “Bajram Curri” në Gjakovë.

Sipas policisë, viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin “Isa Grezda”.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës, Lirie Podrimaj, i ka thënë “kallxo.com” se lajmin për të shtënat në Rrugën “Bajram Curri” policia e mori në orën 10 e 30 të ditës së premte.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se personi V.N. dyshohet së është vetëvrarë me pistoletë”, u shpreh Podrimja.

Ajo shtoi se “policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po merr masat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”.