Vidhet Drejtoria e Arsimit
Gjakovë- Natën mes së martës dhe së mërkures persona të panjohur kanë hyrë dhunshëm në lokalet e Drejtorisë komunale për Arsim në Gjakovë, e cila ndodhet në etazhin e dytë të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”.
Si jemi njoftuar nga Elvane Qarkaxhija, zyrtare përgjegjëse për infrastrukturë shkollore këtë drejtori, me këtë rast janë vjedhur pjesë të ndryshme të pajisjeve administrative si kompjuter, monitor, foto aparat, e të tjera.
Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet e specializuara të Stacionit të Policisë në Gjakovë, të cilët e kanë bërë incizimin e terenit si dhe kanë bërë procedura tjera për hetimin e këtij rasti.
Sipas zyrtares Qarkaxhija, pengesë për punën e kësaj drejtorie është vjedhja e kompjuterit ku ruhen të dhëna të rëndësishme për këtë drejtori.
Ndryshe, kjo nuk është hera e pare që zyrat e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, atakohen nga vjedhës të ndryshëm, në shënjestër të të cilëve janë pajisjet kompjuterike./radiogjakova/










