.
Published On: Mon, Sep 4th, 2017

Vijojnë përgatitjet për “Këngëtaren tullace”, premiera këtë muaj

Share This
Tags

Aktorët e teatrit të qytetit kanë hyrë në fazën e provave skenike për realizimin e premierës së re që do të vihet në skenë së shpejti në këtë teatër.

Bëhet fjalë shfaqjen “Këngëtarja tullace” e autorit Eugene Ionesco, regjinë e së cilës po e bënë regjisori Agon Myftari.

Drejtori i teatrit, njëherit një nga aktorët në këtë shfaqje, Edi Kastrati tha se po punohet me orar të gjatë për të realizuar këtë shfaqje. Sipas tij, është hera e parë që para publikut gjakovar jepet një shfaqje e tillë.

Në shfaqjen “Këngëtarja tullace”, regjisori Myftari ka angazhuar aktorët Edi Kastrati, Edmond Hafizademi, Yllka Lota, Vlera Pylla, Ylber Mehmeti dhe Altina Kusari. Premiera e kësaj shfaqje pritet të jepet rreh datës 20 shtator.

“Këngëtarja tullace” është premiera e tretë që po inskenohet në Teatrin e qytetit të Gjakovës nga katër sa janë të planifikuara./radiogjakova/