Viktimat e dhunës seksuale nuk marrin trajtimin e duhur
Gjakovë- “Edhe 14 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, shumica e femrave të mbijetuara nga dhuna seksuale, vazhdojnë të përjetojnë pengesa të mëdha të qasjes në shërbime rehabilituese falas, të drejtës në kompensim dhe njohje ligjore dhe publike kolektive për të cilat, ato kanë të drejtë si të mbijetuara të luftës”.
Kështu thuhet mes tjerash në studimin e organizatës Medika Kosova, të përgatitur për Zyrën e Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.
Studimi ka zbuluar se përkundër stigmes kolektive dhe turpit individual lidhur me dhunën seksuale, të gjitha të mbijetuarat e intervistuara, kanë deklaruar se ju takon riparimi dhe kompensimi për krimet e përjetuara.
“Në këtë drejtim Qeveria e Kosovës, pastaj politikbërësit ndërkombëtar dhe donatorët duhet filluar me përmbushjen e nevojave të këtyre femrave për reparacionin e gjatë dhe të drejtën për kompensim”,– thuhet në këtë studim të Medika Kosova./radiogjakova/