Viti i Ri, institucionet e shërbimeve publike në gatishmëri
Gjatë festës së Vitit të Ri, institucionet e shërbimeve publike si ato të shëndetësisë, të emergjencës dhe të sigurisë publike, kanë paralajmëruar masa adekuate të gatishmërisë për të qenë në shërbim të qytetarëve. Në stacionin e policisë, në Qendrën e Mjekësisë familjare, Spitalin Isa Grezda, Brigadën e Zjarrfikësve dhe në shërbimet tjera publike, ekipet kujdestare do të punojnë pa ndërprerje.
Shërbimi i distribucionit të Energjisë elektrike KEDS, përmes një komunikate për media, i siguron konsumatorët se gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri, ka në dispozicion energji elektrike të mjaftueshme për furnizim stabil dhe të pa ndërprerë ashtu që qytetarëve tua bëjë ditët e festes sa më të këndshme.
Që kjo të arrihet në mënyrë të plotë dhe pa defekte të befasishme në stabilimentet furnizuese, KEDS apelon për kursim dhe shfrytëzim racional të energjisë në mënyrë që t’i shmangemi mbingarkesave në rrjetë./radiogjakova/