Viti i ri shkollor, emocione për fëmijët e klasave të para
Me gëzimin e vogëlushëve që ulen për herë të parë në bankat shkollore ka nisur mësimi edhe në të gjitha shkollat fillore të komunës së Gjakovës.
Atmosferë e mirë ka mbretëruar edhe në oborrin dhe ambientet shkollës “Këlmend Rizvanolli”.
Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Valma Kamishi, nxënësit do të vijojnë mësimin në kushte shumë të mira.
Mësimi nisi edhe për rreth 1900 nxënës të shkollës së mesme të ulët “Zekeria Rexha”. Në ditën e parë të shkollës, drejtoresha Yllka Juniku-Shehu tha se gjithçka ka qenë në rregull dhe janë shpërndarë edhe tekstet shkollore për nxënësit e klasave të para deri të pesta.
Numri në rënie i nxënësve po ndjehet më shumë në shkollën e mesme të ulët “Yll Morina”. Drejtori i këtij institucioni arsimor, Berat Bejtullahu, tha se këtë vit ka dy paralele me pak se vitin e kaluar.
Duke renditur arsyet e këtij fenomeni në komunën e Gjakovës, Bejtullahu tregoi se kushtet në këtë shkollë janë të shumë të mira për shkake dhe të laboratorëve dhe dhomave të mësimit e palestrës sportive që janë rregulluar gjatë verës./radiogjakova/