Viti i ri shkollor, ndryshon kalendari i punës
Viti i ri shkollor, ashtu si në të gjithë territorin e Kosovës, edhe në komunën e Gjakovës nis më 4 shtator.
Këtë vit, ka disa ndryshime sa i përket kalendarit të punës së institucioneve arsimore.
Kështu, gjysmëvjetori i parë do të përfundojë më 29 dhjetor dhe jo si viteve të kaluara të premten para Krishtlindjeve katolike.
Pushimi dimëror për nxënësit është nga data 3 deri më 12 janar 2018. Gjysmëvjetori i dytë nis më 15 janar, ndërsa pushimi pranveor është nga data 2 deri më 6 prill 2018.
Përfundimi i vitit shkollor për klasët e nënta bëhet më 1 qershor, ndërsa nivelet e tjera më të ulëta më 20 qershor 2018.
Gjatë vitit shkollor 2017-2018 do të ketë 10 ditë pushim me rastin e festave kombëtare dhe fetare.
Për këtë vit janë planifikuar 184 ditë mësimi, 83 në gjysmëvjetorin e parë dhe 101 në gjysmëvjetorin e dytë./radiogjakova/