.
Published On: Thu, Aug 24th, 2017

Viti i ri shkollor, në shkollën “Mazllum Këpuska” janë gati

Share This
Tags

Shkolla fillore “Mazllum Këpuska” është gati të mirëpresë 470 nxënës për të vijuar mësimin në vitin e ri shkollor 2017-2018.

Drejtori i kësaj shkolle, Arbënor Pozhegu, njoftoi se të gjitha përgatitjet janë kryer me kohë, ndërsa ditëve të ardhshme pret që të kompletohet edhe stafi pedagogjik.

Në këtë institucion arsimor kërkohen edhe dy mësimdhënës, një i biologjisë dhe një i gjuhës gjermane.

“Ne jemi gati per vitin e ri shkollor, pasi me pergatitjet kemi nisur kohë më parë. Ambienti është lyer dhe është i gatshëm. E vetmja pengesë në këtë fillimvit do të jetë mungesa e stafit sepse kemi nevojë edhe për dy mësimdhënës. Përndryshe, numri i paraleleve do të mbetet i njëjtë, 18 nga klasa VI,VII,VIII dhe IX”, u shpreh Pozhegu.

Sa i përket kurrikulave, këtë vit të ri shkollor në “Mazllum Këpuska” do të shtohet gjuha gjermane që është zgjedhur si gjuhë e dytë e huaj nga nxënësit e shkollës fillore “Këlmend Rizvanolli” të cilët mësimin nga klasa e gjashtë e vijojnë në këtë vatër arsimore./radiogjakova/