.
Published On: Fri, Jul 4th, 2014

Viti shkollor 2013/2014 – Ja suksesi i nxënësve në shkollat e mesme në Gjakovë

Share This
Tags
 shkolla-gjimnazi
Nga gjithsejtë 5 mijë e 440 nxënës të cilët i vijojnë mësimet në 7 shkolla të mesme në Gjakovë, vitin shkollor 2013/2014 me sukses të shkëlqyeshëm e kanë përfunduar 1 mijë e 435 prej tyre. Numri më i madh i të shkëlqyeshmëve ka qenë në Gjimnazin “Hajdar Dushi” – 698, ndërkaq në Shkollën e Mesme Teknike “Hysni Zajmi”- 285.
Sa i përket nxënësve të cilët kanë më shumë se tre nota të dobëta, përkatësisht të cilët do ta përsërisin vitin shkollor, edhe këtu numri më i madh është në Gjimnazin “Hajdar Dushi” gjithsejtë 207, gjë e cila fletë për ngritjen e kritereve të vlerësimit në shkollën me elitare në komunën e Gjakovës, ndërkohë që numri i përsëritësve në Shkollën e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në fund të vitit shkollor 2013/2014 ka qenë 178.
Më së paku përsëritës ka pas në Gjimnazin “Asllan Berisha’ në Rogove 30 dhe në Shkollën Profesionale “Gjon Nikollë-Kazazi” 78. Sa i përket numrit të nxënësve të cilët kanë nga një, përkatësisht  dy nota të dobëta dhe të cilët do të riprovohen për lëndë të caktuara, numri i tyre në shkollat e mesme të komunës së Gjakovës është 634.