.
Published On: Tue, Jul 1st, 2014

Viti shkollor 2013/2014, Nuk kënaq suksesi i filloristëve

Share This
Tags
shkolla-gjimnazi
Drejtoria komunale për Arsim në Gjakovë, pas përfundimit të vitit shkollor’ 2013/2014, sot ka mbajt takimin përfundimtar të Aktivit të Drejtorëve të Shkollave Fillore të komunës sonë.
Si jemi njoftuar nga, Diana Qarkaxhia, drejtoresh, në këtë takim janë shqyrtuar disa çështje me rëndësi të cilat kishin të bëjnë me mbarëvajtjen e përfundimit të vitit shkollor.
Sa i përket suksesit të filloristëve në komunën e Gjakovës, gjatë vitit të sapo-përfunduar shkollor, drejtoresha Qarkagjia ka thënë se nisur nga aplikimi i kritereve adekuate suksesi i nxënësve nuk ka qenë në nivelin e vitit të kaluar.
Ndryshe, gjatë vitit shkollor 2013 – 2014, në komunën e Gjakovë, mësimet nga klasa e parë në të nëntën, i kanë vijuar gjithsejtë 14  mijë e 600  nxënës të shpërndarë në gjithsejtë 40 shkolla. Kur është fjala tek infrastruktura shkollore, risi në komunën e Gjakovës në këte vit është ndërtimi i një objekti të ri shkollor, përkatësisht i shkollës  “Kelmend Rizvanolli”.