Vizita në kishën ortodokse serbe
Gjakovë- Ambasadorja amerikane Tracey Jacobson, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Kosovës Sasha Rashiq dhe Ipeshkvi i kishës ortodokse serbe Sava Janjiq, të martën pasdite kanë qëndruar në Gjakovë. Me këtë rast ata kanë vizituar Kishën Ortodokse serbe të Gjakovës.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni është shoqëruar edhe nga kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila. Kjo vizitë është bërë larg syve të mediave dhe ka qenë e pa paralajmëruar. Për këtë ngjarje është mësuar menjëherë pas përfundimit të saj, pasi kryetarja Kusari – Lila dhe ipeshkvi Janjiq kanë publikuar foto nga vizita në rrjetet e tyre sociale.
Kjo vizitë e përbashkët ka hedhur poshtë zërat se kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari – Lila e ka humbur besimin e zyrtarëve e të Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, pasi ajo kishte marrë pjesë në protestat që ja pamundësuan vizitën në këtë kishë ministrit serb pa portofol Aleksandër Vulin./radiogjakova/