.
Published On: Tue, Jul 25th, 2017

Vokshi: Jemi në shërbim të bashkatdhetarëve

Share This
Tags

Fundjavën që kaloi është rritur dukshëm numri i bashkëatdhetarëve tanë të cilët jetojnë dhe punojnë në shtete të ndryshme të Europës, të cilët pushimet e tyre vjetore kanë vendosur t’i kalojnë në vendlindjën e tyre në Gjakovë.

Ardhja e tyre padyshim se ka krijuar një atmosferë pozitive në qytet, ndërkohë që paralelisht ka reflektuar edhe Komuna e Gjakovës, për të krijuar kushte karshi kërkesave të mërgimtarëve.

Armend Vokshi, nënkryetar i Komunës së Gjakovës, për Radio Gjakovën ka thënë se kërkesat më të mëdha të bashkëatdhetarëve tanë, kanë të bëjnë me shërbimet në sektorin e gjendjes civile, ku sivjet nga ana e Komunës do të jetë një shërbim akoma më i mirë falë ndryshimeve të bëra si dhe shtimit të numrit të punonjësve në këtë sektor.

Përpos kësaj, nënkryetari i komunës së Gjakovës, Vokshi, ka thënë se po bëhen përpjekje për organizimin e takimeve me bashkëatdhetarë, në mënyrë që këta të fundit të komunikojnë drejtëpërdrejt me udhëheqësit e Komunës.

Sa i përket orarit të punës në sektorin e gjendjes civile në Kuvendin e Komunës së Gjakovës është duke u shqyrtuar edhe mundësia e zgjatjes së tij, varësisht nga fluksi i qytetarëve që do të kërkojnë shërbime./radiogjakova/