.
Published On: Tue, Jan 7th, 2014

Vulin i nervozuar edhe me Mimozen

Share This
Tags

vulin_3Graçanicë- Ministri serb Aleksander Vulin duket që se ka kapërdier lehtë faktin që nuk u lejua të hyjë në Gjakovë. Ai në Graçanicë u pa tejet i nervozuar edhe me kryetaren e komunës, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo e fundit me një letër publike kishte kërkuar nga institucionet vedore e ndërkombëtare ta pengojnë viziten e Vulinit në Gjakovë derisa ai të kërkojë falje për krimet ndaj shqiptarëve.

Ish-zëdhënësi i Millosheviçit tha se nuk ka për çfarë të kërkojë falje gjakovarëve dhe as kryetares Kusari-Lila.

“Të kërkojë falje për 12 mijë serbët që u ndoqen nga Gjakova, të kërkojë falje që na gjuajten me gurë dhe nuk na lanë të festojmë, ndërkaq në Serbi hapen ekspozita nga Kosova dhe askush s’i pëngon. I them asaj (Kusari-Liles) ndalu ti së ndari viktimat në serb dhe shqiptarë, s’mund të kërkoj falje për gjëra që s’i kam bërë”, u shpreh Vulin.

Ministri serb për RTS ka kërkuar edhe ndëshkimin e Gjakovës, pasi ka shtruar pyetjen se cfarë do të ndodhë me protestuesit të cilët nuk i lejuan pelegrinët serb të futen në kishë.

“Sot (e martë) është qetë në Kosovë, shpresoj se kështu dhe do të jetë, por shtrohet pyetja se çfarë do të bëhet me ata që linçuan gjakovarët, me ata që organizuan, frymëzuan dhe hodhën me gurë dje gjakovarët”,  ka thënë Vulin.

Ai ka deklaruar edhe një gjë tjetër interesante, duke thënë se leja për të mos vizituar Gjakovën i është tërhequr mëngjesin e së hënës dhe jo nga 3 janari siç doli me një komunikatë Ministria e Punëve të Brendshme./radiogjakova/