.
Published On: Wed, Jan 8th, 2014

Vulin të shpallet person “non-grata”

Share This
Tags

thirrjet-nenaveGjakovë- Pas deklaratave të ministrit serb Vulin që i cilëson si “jo njerëz” protestuesit në Gjakovë, kanë reaguar shoqata “Thirrjet e nënave” në të cilen thuhet se nënat, baballarët, motrat  dhe vëllëzërit e personave të pagjetur dhe të vrarë bashkë me qytetarët tjerë të komunës janë ndjerë të ofenduar.

“Ju Aleksander Vulin, besojë që nuk kuptoni nocionin e fjalës “njeri”, dhe nuk besojmë që do ta kuptoni ndonjëherë për arsye të edukates së vrasjes, urrejtjes, luftes , krimeve që ju kane rritur dhe përcjellur ndër breza, që i keni dëshmuar në luftërat e fundit, dhe të jesh i bindur për këtë gjë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Po ashtu, kjo shoqatë kërkon nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që ministrit Vulin t’i ndalohet hyrja në Kosovë dhe të shpallet person “non-grata” duke pasur parasysh faktin që nuk ndjen ndonjë fajesi dhe nuk ndjen të kërkojë falje për të gjitha krimet e shkaktuara qoftë në Gjakovë dhe në tërë territorin e Kosovës./radiogjakova/