.
Published On: Tue, Jan 7th, 2014

Vulinit s’po i kalon kurqysh inati!

Share This
Tags

vulin-Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin pas dështimit që të hyjë në Kishën Ortodokse në Gjakovë, ka mbetur shumë i inatosur sa që ka fyer nënat, baballarët dhe familjarët e viktimave të luftës dhe të zhdukurve në Kosovë, të cilët protestuan para Kishës.

Ai ka thënë se ata “nuk janë njerëz”.

“Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë”, ka thënë Vulin për Radio Televzionin e Serbisë.

Ai poashtu ka bërë thirrje te komuniteti ndërkombëtarë që të punojnë më shumë për sigurimin e të drejtave të serbëve në Kosovë./zeri/

Deklaratën e Vulnit mund ta dëgjoni duke klikuar këtu.