.
Published On: Mon, Feb 2nd, 2015

VV: Mimoza po dezinformon, po shantazhohet nga KEDS-i

Share This
Tags

caushi-shalaPas letrës së hapur të Mimoza Kusari-Lilës në drejtim të Ramusht Haradinajt dhe Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë ka reaguar duke akuzur kryetaren e Gjakovës se po dezinformon opinonin. Driton Çaushi dhe Mimoza Shala kanë shkuar edhe më tej kur kanë thënë se KEDS-i po shantazhon Komunën e Gjakovës.

Sipas tyre, më 30 shtator ishte marrë vendim që KEDS-it t’i heq orëmatësit nëpër qytet pasi ato po rrezikojnë qytetarët si dhe po shëmtojnë pamjen, ndërsa në mbledhjen e fundit është kërkuar që ky vendim të rrëzohet, gjë që nuk është pranuar nga asmbleistët e AAK-së dhe VV-së të cilët kanë lëshuar sallën.

“E kemi për obligim të qartësojmë që çështja e KEDS-it nuk ka asnjë lidhje më çështjen Jabllanoviq. Ne si subjekt kemi qenë gjatë gjithë kohës në mbështetje të iniciativës qytetare për Kallëzim Penal ndaj Jabllanoviqit. Është shumë e ulët që kryetarja tenton ta manipulojë opinionin duke thënë se kinse VV-ja qenka kundër kësaj iniciative.

“Për dallim nga kryetarja e cila duke njohur angazhimin tonë në vazhdimësi ndaj çështjes së të pagjeturve, që nga fillimi i protestave tona akuzon për përfitime partiake, duke ndikuar kështu edhe te disa nga nënat e të pagjeturve për tu tërhequr nga protestat, duke mos e kërkuar publikisht shkarkimin e Jabllanoviqit dhe duke mos marrë pjesë në protesta, konfirmojmë kërkesën tonë për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe vazhdimin e protestave.

“Ftojmë Kryetaren Kusari – Lila që qysh sot, e hënë me 2 shkurt, të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal me të vetmen pikë, konfirmimin e mbështetjes së asambleistëve për Kallëzimin Penal ndaj Jabllanoviqit. Nëse kryetarja nuk e bënë këtë atëherë na mbetet neve që me anë të mbledhjes së nënshkrimeve të asambleistëve ta bëjmë këtë gjë”, u shpreh Çaushi./radiogjakova/