.
Published On: Thu, Oct 16th, 2014

Yllnor Kurti thotë “Veç ty”

Share This
Tags

yllnor-kurtiMe një zë të mrekullueshëm, talent e shumë përkushtim për muzikën, këngëtari gjakovarë i skenave dhe festivale, Yllnor Kurti këto ditë ka lansuar edhe këngën e tij më të re me titull “Veç ty”, këngë të cilës Kurti i ka bërë edhe videoklipin.

Kënga mban vulën e Zapp & Chriss, më tekst nga Gjiko dhe realizim të videoklipit nga “Pinkmoon”.Yllnori në këtë klip na paraqitet më modern se asnjëherë duke shfaqur edhe një stil shumë ekstravagant brenda videoklipit.

“Kënga ka marrë në realizim diku pesë muaj, por në fund u shpërblye gjithë mundi sepse kënga po pëlqehet dhe kjo është më e mira”, tha Yllnori për Radio Gjakovën.

Videoklipi është xhiruar në Prishtinë dhe ka shfaqë edhe bukuritë e Grykës së Rugovës, gjë që e ka bërë klipin edhe më të bukur , përpos zërit e sharmit të Yllnorit. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku e tani është pjesë edhe e arkivës muzikore  të Radio Gjakovës./radiogjakova/