.
Published On: Tue, Nov 12th, 2013

Zana Kurtishi-Rudi përfaqëson Kosovën në garen e Microsoft-it

Share This
Tags

microsoft-forumGjakovë- Mësimdhënësja e Teknologjisë Informative në shkollen “Zekeria Rexha”, Zana Kurtishi-Rudi do ta përfaqësojë Kosovën në garën ndërkombëtare të Microsoft-it në mars të 2014-ës në Barcelonë të Spanjës.

Kjo, pasi projekti i saj i titulluar “Mësimdhënia përmes Klubit të Teknikëve” është vlerësuar dhe ka zënë vendin e parë në nivel të Kosovës. Kurtishi-Rudi për Radio Gjakovën ka thënë se qëllimi i projektit të saj ka qenë të motivojë mësimdhënësit të përdorin teknologjinë në mësim.

Sipas saj, në projekt ka përfshirë mësimdhënësit e lëndëvë të biologjisë, kimisë, historisë dhe artit-figurativ të cilët kanë zhvilluar dhe vazhdojnë ta zhvillojnë mësimin përmes tekonologjisë gjë që, sipas saj, e bën më të kapshme kuptimin e konceptit bazë.

Ndërsa, Klubi i Teknikëve të cilët kanë për detyrë të ndihmojnë në përkrahjen teknike të projektit në shkollë përbëhet nga nxënësit e klaseve të gjashta, shtata, teta dhe nënta.

Në të njejten garë të Microsoft-it para dy vite Kosoven e paten përfaqësuar dy mësimdhënëse tjera gjakovare, Shkëndije Nagavci dhe Laura Pruthi./radiogjakova/