.
Published On: Mon, Jan 22nd, 2018

Zgjedhjet e brendshme në VV, Kurti fiton bindshëm në Gjakovë

Share This
Tags

Në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje që janë mbajtur të dielën, kandidati i vetëm, Albin Kurti ka marrë pëlqimin edhe të anëtarëve të kësaj organizate nga komuna e Gjakovës.

Kanë qenë të hapura 8 vendvotime si dhe një vendvotim mobil që ka qenë në rreth 20 fshatra.

Bëhet e ditur se nga 306 anëtarë të kësaj partie në Gjakovë të cilët morën pjesë në votime, 300 prej tyre kanë votuar që Kurti të jetë kryetar i kësaj partie për katër vitet e ardhshme.

Katër vota kanë qenë kundër, ndërsa 2 kanë abstenuar. Albin Kurti ishte kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, anëtarët dhe aktivistët e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë shumë shpejtë mund të dalin sërish në zgjedhje pasi iu duhet të zgjedhur kreun e ri të qendrës aps dorëheqjes se Driton Çaushit./radiogjakova/