.
Published On: Tue, Jul 25th, 2017

Zgjedhjet lokale, KKZ e Gjakovës kryen trajnime

Share This
Tags

Në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor, anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor të Gjakovës kanë qenë pjesë e një trajnimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjatë këtij trajnimi janë shtjelluar tema të shumta që kanë të bëjnë me detyrat e këtyre anëtarëve gjatë periudha të ndryshme të procesit zgjedhor.

“Të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të KKZ-ve gjatë mandatit të tyre në KQZ”; “Roli i anëtarëve të KKZ-ve gjatë periudhës së shërbimit votues”; “Të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të KKZ-ve gjatë procesit të pranim-dorëzimit të materialeve zgjedhore nga Këshillat e Vendvotimit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Ditën e Zgjedhjeve”, ishin disa prej temave kryesore në këtë trajnim.

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve sipas rregullativës ligjore në fuqi është organ përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore brenda territorit të komunës/radiogjakova/