Zgjedhjet, në Gjakovë votojnë 35.45% e votuesve
Në orën 19:00 së të dielës, ashtu si në të gjithë Kosovën, edhe në Gjakovë janë mbyllur të gjitha qendrat e votimeve.
Të dhënat e Komisionit Qendror Zgjedhor tregojnë se në komunën e Gjakovës të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 40.120 votues ose përkthyer në përqindje 35.45.
Kjo tregon se ka pasur rënie të numrit të votuesve në komunën e Gjakovës për 0.06% krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2014.
Sipas menaxherëve të qendrave të votimit, në Gjakovë nuk ka pasur ndonjë problem që ka mundur të cenojë procesin zgjedhor./radiogjakova/