Zjarret, situatë e qetë në Gjakovë
Temperaturat e larta të ditëve të verës mund të shkaktojnë edhe zjarre, kryesisht në livadhe dhe në pyje. Mirëpo në Drejtorinë e Emergjencave thonë se deri të premten fatmirësisht nuk janë përballur me situata të tilla.
Por, pavarësisht prej kësaj, drejtori i Drejtorisë për Emergjenca, Ndue Mucaj tha se në komunë kanë punuar me kohë që së paku të jenë të përgatitur për rastet eventuale.
Sipas tij, në Drejtorinë për Emergjenca tashmë kanë marrë masat për raste eventuale, duke rritur aktivitetet si në teren po ashtu edhe në eliminimin e defekteve në makineri, kryesisht në Brigadën e Zjarrfikësve.
Duke u bazuar në ritmet e viteve të kaluara, zjarret në komunën e Gjakovës janë në rënie, kjo falë vetëdijesimit të qytetarëve./radiogjakova/