.
Published On: Sat, Nov 23rd, 2013

Zjarrfikësit e Gjakovës pa shumë punë

Share This
Tags

zjarrfiksatGjakovë- Vera që shkoi dhe kjo vjeshtë nuk kanë sjellur shumë probleme për Zjarrfikësit e Gjakovës, pasi, për ndryshim nga vitet tjera, vera e vjeshta e 2013-ës ishin të qeta sa i përket zjarreve.

“Vera e këtij viti ishte ndër verat më të qeta kur bëhet fjalë për shkaktimin e zjarreve dhe në këtë drejtim edhe  pasojat në njerëz dhe dëmet materiale kanë qenë pothuajse minimale”, – ka thënë për Radio Gjakovën, Pashtrik Xërxa, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë.

Sipas Xërxës, kjo është rezultat i vetëdijesimi të popullatës për rrezikun nga zjarri dhe ndikimi në këtë drejtim i mjeteve të informacionit publik. E gjithë kjo ka bërë që e ashtuquajtura “sezona e zjarreve” e cila një vit më parë ka gëlltitur  qindra hektar sipërfaqe me pyje, këtë vit te kaloi me shumë  pak dëme.

Kur është fjala tek përgatitja teknike dhe mirëmbajtja e infrastrukturës  së nevojshme për intervenime efikase në kohën e duhur, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë, Xërxa, ka thënë se kjo njësi e intervenimit të shpejt sikurse edhe organizatat tjera simotra në Kosovë, këtë vit gjendën në udhëkryq.

Ai tha se tashmë i kanë nënshkruar kontratat e punës me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërkohë që vazhdojnë të mbeten nën ombrellën buxhetore të komunës, gjë e cila po shkakton telashe tek sigurimi i mjeteve të nevojshme për punë./radiogjakova/