“Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, shfaqet në Gjakovë
Gjakovë- Adhuruesit e artit skenik në Gjakovë, do të kenë mundësi që në kuadër “Netëve frankofone” të përcjellin realizimin skenik të zhanrit të monodramës me titull “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” të filozofit dhe dramaturgut të njohur francez Eric Emanuel Schmitt, në interpretim të mjeshtrit të madh të skenës shqiptare, aktorit Mirush Kabashi, i cili është shprehur tejet i kënaqur me faktin se do të jetë në mesin e artdashësve gjakovar me një shfaqje e cila në vete bartë një mesazh jashtëzakonisht aktual me premisa universale.
Në fokus të kësaj monodrame është një i ri çifut i cili jeton në një lagje të Parisit dhe i cili tek prindërit e tij nuk e gjen ngrohtësinë familjare. Në moshën e adoleshencës, kur rrezikon të merr një rrugë të keqe ai mbështetje gjen tek një dyqanxhi në lagjen e tij i cili është mysliman dhe këtu nisë një histori tjetër e këtij djaloshi çifut.
Monodrama me titull “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” në interpretim të mjeshtrit të madh të skenës, Mirush Kabashi, shfaqet të mërkurën (sonte) prej orës 19 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë./radiogjakova/