Zyrtare, Gjakova zonë e lirë ekonomike
Gjakovë- Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka marrë vendim që dy komunat, ajo e Mitrovicës dhe e Gjakovës të shpallen zona të lira ekonomike.
Sipas kryeministrit vendimi që Gjakova dhe Mitrovica të shpallen zona të lira ekonomike është marrë në kuadër të zhvillimit dhe reformave ekonomike, të cilat sipas tij, janë edhe një hap i përkrahësve të prodhuesve vendor, mbështetjes së eksportit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Sipas tij zonat ekonomike do të ndikojnë në ambientin e të bërit biznes si dhe do të ndikojnë në investimet e huaja në Kosovë
Thaçi ka vlerësuar se zonat ekonomike në Mitrovicë dhe Gjakovë do të jenë mbështetëse të fuqishme të bizneseve kosovare, duke ndikuar pozitivisht në ushtrimin e aktivitetit biznesor, në një konkurrencës me bizneset e vendeve të rajonit dhe më gjere .
E zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se ky vendim ka të bëjë direk me të ardhmëri ekonomike të vendit.
“Vendimi që po marrim për zona të lira ekonomike janë ndër vendimet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me ardhmërinë ekonomike të Kosovës. Zonat e lira ekonomike janë një realitet i ri për Kosovën në konteksti ekonomik të tregut të lirë dhe kanë synim një periudhë të gjatë të funksionimit së ekonomisë. Zonat ekonomike kanë për qëllim të ofrojnë infrastrukturë më të mirë për bizneset, kushte me të mira për prodhuesit që kanë për qëllim eksportin si dhe kualitetin e prodhimeve. Ne besojmë që duke ofruar kushte të tilla përmes zonave të lira ekonomike të arrijmë të tërheqim një numër të madh të investitorëve qofshin ata vendor qofshin ata të huaj”, ka thënë zëvendës kryeministri Behgjet Pacolli./express/