.
Published On: Mon, Aug 11th, 2014

Një gjakovare në reklamen e BMW-së

Share This
Tags

dorinaNë reklamën e re të kompanisë së makinave BMW janë të kyçur dy shqiptarë, fotografi, Admir Saiti dhe modelja nga Gjakova, Dorina Podrimja. Reklama pritet të lansohet së shpejti, ndërkaq xhirimet për këtë projekt janë realizuar në Zvicër, vend në të cilin jetojnë të dy protagonistët e kësaj reklame

Modelja shqiptare, Dorina Podrimja është e kyçur në reklamën e radhës në kompaninë e makinave BMW. Por nuk përfundon këtu angazhimi i shqiptarëve në këtë reklamë. Pasi që në këtë reklamë, që së shpejti pritet të lansohet, është i kyçur edhe fotografi shqiptar, Admir Saiti,i cili ka marrë pjesë në realizimin e kësaj reklame.

Admir Saiti, që më herët pat deklaruar për KultPlus se tashmë është i angazhuar si fotograf, në kompaninë BMW, ka postuar në rrjetin social facebook, fotografinë e Dorina Podrmja, duke shkruar se reklama vjen së shpejti. Reklama e re e kompanisë së makinave BMW është xhiruar në Zvicër. /kp/