Brushat e rrojës që prodhohen në Gjakovë (VIDEO)
Adem Zajmi nga Gjakova ka një zanat të pazakontë. Ai prodhon brusha të rrojës për më shumë se dhjetë vjet, ndërsa tregu i tij është Zvicra. Në këtë vend ai kishte marrë edhe zanatin.
Lënda e parë janë qimet natyrale të derrit të egër të cilat i merr kryesisht nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të arritur deri tek puna finale, përgatitja e burshës duhet të kalojë në disa etapa.
Në një kronikë të Klan Kosovës ai tregon me detaje ecurinë e punës së tij. Ne ju ftojmë ta ndiqni këtë video./radiogjakova/