.
Published On: Thu, Nov 7th, 2013

Disa hapa fals që nuk duhet t’i bëni kur lidheni

Share This
Tags

vazja-celKur ndërmerren marrëdhënie të reja gjithmonë ndodh të hidhen disa hapa të gabuar, që mund të vënë menjëherë në rrezik marrëdhënien që sapo lind. Gabime që bëhen jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në rrjetet sociale, të cilat janë bërë një lloj strehimi për disa zakone të këqija. Më poshtë jepen disa këshilla se si duhet të evitoni incidentet që mund të “shkatërrojnë” një lidhje që sapo keni nisur.

Ju nuk duhet:

Të modifikoni shumë shpejt statusin tuaj

Mos u rrëmbeni nga entuziazmi për marrëdhënien e re duke ndryshuar menjëherë statusin tuaj. Ju dëshironi t’u komunikoni miqve lumturinë tuaj, sepse gjërat po shkojnë mirë, por kujdes, partneri mund të mendojë se ju po nxitoheni. Më mirë të prisni që situata të përmirësohet një herë në pjesën private.

Të publikoni foto të sikletshme

Të publikoni foto të sikletshme të partnerit tuaj të ri nuk mund të jetë një ide e mirë. Që në takimin e parë ju keni bërë ndonjë foto dhe në të dytin akoma më shumë. “Facebook” e ka bërë më të lehtë shpërndarjen e imazheve me botën, por të paktën evitoni fotot private dhe ato të turpshmet. Partneri mund ta interpretojë këtë gjë si një dhunim të besimit që ju ka dhënë dhe të privatësisë. Për të mos harruar janë edhe komentet që mund të bëjnë miqtë e partnerit.

Të mos keni një linjë të përbashkët

Ai sapo e ka ndryshuar statusin e tij, ndërsa ju në fakt ende nuk ndiheni gati. Ju duhet të jeni të kujdesshëm, sepse pritja juaj mund të hedhë dyshime te personi tjetër në lidhje me interesin tuaj të vërtetë. I flisni, i shprehni dyshimet tuaja, pasiguritë, jini të ndershëm, mund të vendosni që statuset (shoqërore) t’i ndryshoni së bashku. Një tjetër alternativë është që të ndryshoni parametrat e privatësisë për të limituar se kush mund të shohë statusin e profilit tuaj.

Të fiksoheni në murin e partnerit tuaj

Historia juaj e dashurisë po ecën në rrugë të mbarë, por mos u fikso te muri i “Facebook”-ut të partnerit gjatë gjithë ditës. Edhe në qoftë se nuk keni qenë “miq”, përpiquni të mos “vraponi”, lejoni që çdokush të ketë hapësirën e vet të pavarur nga tjetri. Mos i shkëmbeni akoma miqtë e rrjetit social, ecni ngadalë. Mos komentoni çdo ndryshim statusi ose të shkruani në murin e “Facebook”-ut të partnerit tuaj shumë herë në ditë.

Të jepni shumë informacione mbi takimet tuaja

Disa momente janë esencialisht private dhe nëse ndahen mund ta bezdisin shumë tjetrin. Lërini që takimet tuaja të mbeten midis jush.

vajza-cel

Të lidheni me miqtë e partnerit

Miqtë e partnerit tuaj ndoshta nuk mund të jenë gati t’ju pranojnë. Jepuni atyre mundësinë të mësohen me idenë e marrëdhënies së re. Duhet të jeni të kujdesshëm, mos filloni shumë shpejt t’u dërgoni ftesa miqësie të gjithë miqve të partnerit. Kujtohuni që ata persona mund t’ju injorojnë juve ose më keq akoma të ankohet. Për t’i shmangur këto, ju mund të pyesni partnerin tuaj për t’u futur në rrethin e miqve të tij.

Të jeni dyshues për miqtë e partnerit

Kur niset një marrëdhënie e re, ka shumë gjëra të cilat nuk i dini për tjetrin. Por nëse shqetësoheni shumë për këtë gjë, mund të filloni të keni emocione negative, që nga dyshimi deri te paranoja dhe të bini shumë shpejt në xhelozi. “Facebook”-u mund t’i zmadhojë këto shqetësime. Mos e keni me nxitim që të ndërtoni një gjykim të mbështetur në bazë të bisedave që keni lexuar. Merrni kohë për të mësuar që të njihni partnerin edhe nëpërmjet ndërveprimit me të tjerët.

T’u kërkoni miqve tuaj të bëjnë miqësi me partnerin

Lëreni që dashuria juaj e re të ketë mundësinë të njohë miqtë tuaj duke ndjekur një ritëm të caktuar, të natyrshëm dhe jo të gjithë përnjëherësh. Kur filloni një raport të ri, mos e trajtoni faqen e “Facebook”-ut të partnerit tuaj si të ishte një uebsajt. Partneri juaj mund të ndihet i ngarkuar.

Të ndani sekretet e partnerit

Kur raporti është i “freskët” harxhohet një kohë shumë e madhe për të njohur tjetrin. Kjo ndoshta do të përfshijë histori që miqtë kanë dëgjuar tashmë një mijë herë. Nëse keni krijuar konfidenca me tjetrin, mund të keni ndarë edhe disa sekrete personale dhe të thella, që janë një pjesë esenciale e njohjes tuaj intime me tjetrin. Mos bëni gabimin që ta ndani në “Facebook”. Edhe pse mendoni që këtë gjë mund ta bëni nëpërmjet mesazheve private me një mik apo mikeshë tuajën, mos kini garancinë që nuk do të transferohet te një tjetër mik i “besuar”. Kujtohuni që “Facebook” është një rrjet thuajse i pafundmë njohjesh, kështu që nëse partneri e zbulon…

Të gënjeni për informacionet tuaja

Në çdo lloj raporti, një nga gjërat më të këqija që mund të bëni është të jeni i pandershëm me personin tjetër. Besimi është një pjesë esenciale për të pasur një njohje intime me dikë. Në “Facebook” mund të thuhet çdo lloj gjëje, derisa dikush të zbulojë se po gënjeni. Kur partneri juaj i ri do të zbulojë që keni gënjyer, çfarë besimi mund të krijojë më tek ju?/shqip/