.
Published On: Mon, Jul 10th, 2017

E turpshme, dëmtohet ekrani në “Ali Podrimja”

Share This
Tags

Vetëm dy ditë pas hapjes, persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar rëndë ekranin në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”.

Organizatorët njoftuan se në orët e para të së dielës me thikë është dëmtuar rëndë pëlhura projektuese që është speciale per shfaqjet kinematografike.

Pavarësisht se janë shprehur të zhgënjyer me këtë akt të shëmtuar, organizatorët kanë paralajmëruar se pëlhura projektuese do të ndryshohet deri nesër në mbrëmje kur edhe është paraparë që të shfaqet filmi i radhës.

Ndërkohë, aktin e ka dënuar edhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Armend Vokshi.

Ky i fundit paralajmëroi se do të vendosen kamera në këtë shesh në mënyrë që kjo zonë të monitorohet gjatë 24 orëve dhe të shmangen të tilla raste në të ardhmen./radiogjakova/