Ekspozohen makinat klasike
Me iniciativën e Oldtimer Club “Gjakova” e në mbështetje të Drejtorisë komunale të Kulturës, të dielën u eksopozuan dhe defiluan nëpër qytet automjetet klasike.
Në këtë organizim morën pjesë rreth 25 automjete klasike nga Gjakova dhe qendrat e tjera të vendit ku prej tyre kishte vetura të vjetra prodhimi që datojnë që nga viti 1929.
Defileu dhe ekspozimi i këtyre veturave të vjetra zgjoi kërshërinë e vizitorëve të cilët bashkëbiseduan me pronarët e automjeteve. Padyshim se vizitorët ishin kurioz për veturën e tipit Marmon, e prodhuar në Amerikë në vitin 1929 pronë e Sinan Emres.
Ai i ka vlerësuar si shumë të dobishme këto defile dhe ekspozita të veturave të vjetra sepse, sipas tij, kjo dëshmon për një traditë të lashtë të automobilizmit në komunën e Gjakovës.
Mirëpo, Emra duke theksuar se ky hobi i tyre është tejet i shtrenjtë duke investuar në riparimin e automjeteve të vjetra, ka kërkuar një mbështetje të institucioneve shtetërore duke u krijuar lehtësira për doganim dhe regjistrim të tyre./radiogjakova/