.
Published On: Tue, Jan 31st, 2017

Harmonia fetare në Gjakovë

Share This
Tags

Organizata Iniciativa e Femrës Kosovare në Gjakovë, me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë organizoi konferencen “Përfshirja e komunitetit të prindërve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”.

Me këtë rast, diskutimet në panel kanë adresuar rëndësinë e parandalimit te ekstremizmit te dhunshem qe shpie ne radikalizem duke u fokusuar më shumë në parandalimin e ketij fenomeni tek te rinjtë e shkollave të ulëta dhe të mesme.

Duke e prezentuar këte projekt në të cilin janë potencuar të gjitha aspektet e rreziqeve, sfidave ndërlidhur këtu edhe sugjerimet e prindërve për moshat e reja në Komunën e Gjakovës, drejtoresha e IFK-së, Eranda Baqi, ka thënë se ekstremizimi i dhunshëm nuk paraqet rrezik të lartë në Kosovë, mirëpo nëse nuk adresohët në mënyrën e duhur mundë të bëhët kritik për sigurinë nacionale.

Pas prezentimit të të gjeturave të këtij projekti, ka folur kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila është shëprehur se gjëndja e rëndë socio-ekonomike pastaj pasojat e luftës së fundit në Kosovë, mund të kanalizohën për qëllime të tjera.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, kryetarja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në komunën e Gjakovës edhe ato pak raste të bashkëngjitjes së organizatave terroriste, janë raste të izoluara e të cilat nuk vijnë nga njerëz të lidhur tradicionalisht me fenë, por nga njerëz që për përfitime të caktuara e kanë kryer veprimin në fjalë.

Megjithatë, kryetarja Kusari – Lila ka shtuar se kjo nuk duhet të krijojë vetëkënaqësi por përkundrazi duhet të nxisë angazhim të shtuar që situate të jetë edhe më e mirë në të ardhmen. Sipas saj, duhet punuar në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme, si dhe kultivimin e vlerës së paqes e të pranimit pa kushte të njëri-tjetrit, vlera këto që duhet të kultivohen nëpër secilën familje por edhe nëpër shkolla.

Në këte konferncë ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili duke ju drejtuar të pranishmive ka potencuar përkrahjën e ambasadës së SHBA-së për të luftuar këte dukuri në Kosovë. Ai ka thënë se harmonia ndër fetare në këtë komunë është një pasuri e cila duhet të shtohet edhe në të ardhmen.

Delawie ka shtuar se janë institucionet kosovare ato që e bartin barrën kryesore për ta krijuar një perspektivë e një vend më të mirë për të rinjtë e vendit, si njëra prej mënyrave më të mira për largimin e tyre nga rruga dhe nga ekstremizmi fetar.