.
Published On: Mon, Jan 30th, 2017

Kuzhina gjakovare në Austri

Share This
Tags

Katër mjeshtër të kuzhinës nga treva të ndryshme shqiptare, ndër ta edhe Përparim Babalija nga Gjakova, kanë hapur zyrtarisht në Graz të Austrisë, kuzhinën moderne shqiptare, me tendencë nga kuzhina tradicionale shqiptare. Ky aktivitet është mbajtur në restaurant La Perla në Graz.

Sipas kuzhinierit të njohur gjakovar, Përparim Babalija, kjo është një nismë për heqjen e kufijve mes shqiptarëve, në këtë rast në gastronomi.

Përveç Babalisë, për shijen e kuzhinës shqiptare janë kujdesur edhe shefat Faruk Neziri nga Gostivari, Sokol Prenga nga Tirana, si dhe shefi pastiçerisë Naser Gashi.