Mimoza feston ditëlindjen
E vetmja kryetare femër në Komunat e Kosovës, ajo e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila sot ka mbushur 39 vjet. Kusari – Lila që tashmë bënë pjesë në historinë e institucioneve të vendit, ngase është e para kryetare femër, ka marr befasi të ndryshme.
Një nga to ajo e ka ndarë edhe për miqtë e saj në rrjetin social facebook. Kolegët e saj në Komunë e kanë pritur me shumë balona, tortë dhe kartolina urimi. Mes urimesh, duke e falënderuar atë për angazhimin, përkushtimin dhe përpjekjet për ta rikthyer jetën e qytetarëve për së mbari, stafi i kabinetit të saj, e kanë quajtur zonja e Hekurt.
Kjo gjë duket se e ka emocionuar shumë kryetaren. Në një postim në Facebook ajo ka falënderuar shumë punëtorët e saj. “Ditë e veçantë me njerëz të veçantë. E lumtur të jem pjesë e njerëzve të cilët me zemër dhe shpirt po mundohen për një të ardhme më të mirë të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjakovës. Ju Faleminderit të gjithëve për urimet dhe dëshirat e bukura, ma bëtë diten dhe vitin e ri të jetës të i gëzohem përpara”, ka shkruar ajo.