.
Published On: Sat, Mar 18th, 2017

Garat ndërkombëtare të matematikës

Share This
Tags

Në Gjakovë, sot (të shtunën) janë mbajtur garat ndërkombëtare të matematikës Meth Kenguru Kontest Kosova 2017. Ky kompeticion arsimor është i ndarë në disa kategori, përkatësisht gara për fillestar pionier, pastaj për fatosa, kadet dhe në fund për junior dhe senior. Pleurat Rudi, udhëheqës i këtij kompeticioni të matematicientëve të rinj në komunën e Gjakovës, përkatësisht koordinator rajonal, eshte shprehur se këto gara janë të një rëndësie të veqantë sepse kanë rritur interesimin e nxënësve, ndaj lëndës së matematikës ndërkohë që rezultatet do të shpallën gjatë muajit prill. Ai ka shtuar se garuesit më të suksesshëm në nivel të Kosovës, si shpërblim do të kenë mundësinë të punojnë me profesor të njohur të lëndës së matematikës, për të ngritur kështu nivelin e diturisë si dhe të vizitojnë shtete të ndryshme.

Interesimi për tu bërë pjesë e garës ndërkombëtare Meth Kenguru Kontest Kosova 2017, ka qenë mjaftë i madh këtë e dëshmon fakti se për të marrë pjesë në këtë garë kanë aplikuar rreth 390 nxënës nga komuna e Gjakovës. Ndryshe kjo matje e diturisë së nxënësve në lëndën e matematikës, ka zgjuar një interesim të madh në tërë botën. Në vitin 2014 në këtë garë kanë marrë pjesë 70 shtete me gjithësejt 6 milion garues.