Nxënësit e Gjakovës vizitë tek Dritëro Agolli (FOTO-VIDEO)
Tiranë- Miqësia mes nxënësve të një prej klaseve të pesta të shkollës “Kelmend Rizvanolli” dhe shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, po vazhdon të “trashet”.
Nxënësit të mërkuren kanë qëndruar në Tiranë në një vizitë tek Agolli ku kanë pasur mundësi ta takojnë dhe ta pyesin për gjëra të ndryshme, kryesisht për tregimin “Ujku” që u bë edhe shkas për këtë miqësi interesante.
Dritëro Agolli falenderoi nxënësit për viziten dhe tha të kthehen prapë edhe kur të rriten, ndërsa u shpreh se do mundohet të vijë edhe në Gjakovë, në qytetin ku e kishte vizituar edhe dy herë tjera.
Në fund, mësuesja Venera Caka i dhuroi disa dhurata sibolike shkrimtarit, ndërsa edhe ky i fundit pati diçka për nxënësit e Gjakovës. Dita e tyre në Tiranë përfundoi në studiot e Top Channel-it, tek emisioni “Pasdite në Top Channel” ku nxënësit dhe mësuesja e tyre rrëfyen miqësinë e tyre me Dritëro Agollin./radiogjakova/