.
Published On: Tue, Nov 8th, 2016

37-vjet me ju!

Share This
Tags

Radio Gjakova te merkuren mbush 37 vjet qyshkur nisi të transmetoi program të larmishëm radiofonik duke u bërë medium i rëndësishëm për informimin me kohë dhe argëtimin e dëgjuesve të saj besnik jo vetëm të komunës së Gjakovës por edhe të banorëve të komunave për rreth. Fillimi punës së Radio Gjakovës ishte një sihariq i madh, ndërkohë që zëri i këtij medium shpejtë u bë pjesë e pandarë jo vetëm e familjeve gjakovare. Edhe sot, 37 vjet më pas kujtohet ai gëzim dhe entuziazëm për një fitore pune që vazhdon rrugëtimin deri në ditët e sotme duke u bërë pjesë e identitetit për qytetin e traditës për arsimin, kulturën dhe sportin. Sot Radio Gjakova falë avancimit të teknologjisë informative, përmes internetit ka arritur të dëgjohet në të gjithë këndet e botës. Për ta shënuar këtë datë, te merkuren, nga ora 7 e mëngjesit do të transmetohet program maratonik dhe i drejtpërdrejtë për shijen e të gjitha shtresave të dëgjuesve që do të zgjasë deri të hënën në mëngjes… Programi i drejtpërdrejtë festiv, dokumentar, kontaktues, muzikor dhe humoristik mban titullin “Në Sofrën festive të Radio Gjakovës”.