Të enjten prezantohet vetura elektrike në Gjakovë
Të enjten në Gjakovë do të prezantohet vetura e parë elektrike në Kosovë.
Gjatë verës së vitit të kaluar, 6 të rinj, tri vajza dhe tre djem të moshës 15-16 vjeçare nga Gjakova nisën rrugëtimin e tyre me qëllim ndërtimin e kësaj veture.
Me krijimin e saj, Gjakova dhe Kosova bëhet me një automjet i cili liron zero gazëra që dëmtojnë ambientin.
Të rinjtë arritën ta ndërtonin falë përvojës edukative të mundësuar nga hapësira krijuese BONEVET.
Prezantimi i veturës elektrike do të bëhet të enjten në ora 18:00 në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”. Hyrja është e hapur për të gjithë të interesuarit./radiogjakova/