.
Published On: Tue, Jul 4th, 2017

Të premten hapet Parku Kulturor “Ali Podrimja”

Share This
Tags

Punët në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” janë drejt fundit. Nga e premjta, për të gjithë muajt e verës, të gjithë të interesuarit mund të ndjekin filma dhe dokumenatrë në kinemanë verore të Gjakovës.  

Ednor Hoti, një nga inicatorët, tha për Radio Gjakovën se po punohet intensivisht që të premten të jetë gjithçka gati.

Ai tha se do të bëhet edhe ndriçimi i të gjithë zonës, përfshirë edhe urën mbi lumin Krena që lidh parkun me Çarshinë e Vjetër.

Po ashtu, do të bëhet dezinfektimi i lumit dhe zonës ku do të jetë kinemaja, për të larguar edhe erën e keqe që mbart Krena gjatë muajve të verës.

Hoti ka njoftuar se grupit iu janë bashkangjitur edhe shumë të rinj dhe të reja të Gjakovës për të ndihmuar në fazën e fundit të përgatitjeve që është dhe faza kryesore e këtij projekti.

Po ashtu, organizatorët janë kujdesur që  disa prej titujve të librave të shkrimtarit të ndjerë Ali Podrmja të përjetësohen falë disa muraleve shumë të bukura.

Për çdo film ose dokumenatrë që do të shafqet, shikuesi duhet të paguajë një shumë simbolike prej 1 eurosh, shumë kjo që në fund do t’i dhurohet shoqatës së fëmijëve me sindormën Down.

Gjithashtu, është bërë thirrje edhe për vullnetarë të cilët do të paguhen nga organizata gjermane GIZ.

Projekti për parkun kulturor u inicua nga një grup të rinjësh gjakovarë që kanë për qëllim ta bëjnë Gjakovën një qytet atraktiv për të gjithë banorët  dhe të ofrojë një verë të pasur me aktivitete kulturore./radiogjakova/