.
Published On: Fri, Dec 8th, 2017

Tekstet shkollore përmbajnë gjuhë diskriminuese

Share This
Tags

Mbi 100 formulime që përmbajnë gjuhë diskriminuese përjashtuese, janë identifikuar në një analizë të teksteve mësimore të shkollave të mesme të larta në një analizë njëvjeçare të Nismës së të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut.

Janë analizuar 22 tekste shkollore për lëndët bilogji, edukatë qytetare, histori, psikologji dhe sociologji për klasat 10, 11 dhe 12 në drejtime të ndryshme të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale. Asnjëri prej tyre ka dalë të mos jetë i liruar nga gjuha diskriminuese.

Tekstet shkollore më së shumti përmbajnë gjuhë diskriminuese në bazë të gjinisë, etnisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, si dhe përjashtimit social.

Një nga 100 formulimet që përçojnë paragjykim dhe stereotip gjinor në tekstin e psikologjisë së klasës së 11-të sipas kësaj analize është “… të dy trurët janë të lidhur në mënyrë të ndryshme: truri i mashkullit për të bërë dhe ai i femrës për të folur”.

Ose një tjetër sa i përket orientimit seksual dhe identitetit gjinor të cilat paraqiten si devijime.

“Çrregullimet, sjellja kriminale dhe homoseksualiteti i atribuohen filmave dhe librave erotikë”, thuhet në analizën mbi tekstet shkollore.

Sipas kësaj analize, tekstet shkollore nuk janë të liruara as nga gjuha diskriminuese dhe denigruese mbi bazën e aftësisë.

Në katër tekste të ndryshme të biologjisë për klasat 10-12 personat me sindromin down përkufizohen me termin “idiotë mongoloidë”.