.
Published On: Thu, Feb 9th, 2017

Gjakova “humb” shtetasit

Share This
Tags

Qytetarët e Gjakovës që jetojnë në shtete të ndryshme, edhe këtë vit kanë vazhduar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Në ofiqarinë e komunës së Gjakovës, përkatësisht në zyrën për shtetësi, vetëm gjatë muajit të parë të këtij viti, për lirim nga shtetësia e Kosovës kanë pranuar 16 aplikacione.

Sipas zyrtarëve të ofiqarisë në Kuvendin e Komunës, aplikime për lirim nga shtetësia e Kosovës ka pasur edhe në vitet e kaluara, ndërsa numri i aplikacioneve është kryesisht i përafërt në tri vitet e fundit.

Gjatë vitit 2016 për lirim nga shtetësia kanë pranuar 198 aplikacione, përkatësisht tri më pakë se në vitin 2015 në të cilin kishin pranuar 201 aplikacione.

Ndërsa në vitin 2014 në zyrën për shtetësi kanë pranuar 173 kerkesa te tilla. Numri i aplikacioneve nuk do të thotë se është numri i personave që kërkojnë lirim nga shtetesia e Kosovës.

Sipas zyrtarëve të ofiqarisë në komunën e Gjakovës, shumica dërmuese e këtyre rasteve bëhen nga qytetarë që jetojnë në vende ku nuk njihet dyshtetësia, andaj, edhe po zgjedhin shtetësinë e vendit ku jetojnë dhe veprojnë.